Fëmijët e ditëve të sotme janë duke u përgatitur të bëhen qytetarë të rritur të së nesërmes.
Rritja e tyre është paralele me të ardhmen e vendit tonë, e cila reflekton përmes cilësisë së sistemit edukativ dhe arsimor, raporton emisioni #gjesi në T7
Edukimi, pos tjerash, është edhe stimulim i kureshtjes së fëmijëve. Kjo nis qysh në moshë shumë të re dhe mbetet proces i vazhdueshëm deri në formimin e tyre.
Vlerësimi i njohurive dhe mosnënvlerësimi i fuqisë së zhvillimit të vazhdueshëm personal, janë disa prej hapave thelbësorë që çdo prind mund t’i ndërmarrë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të përqafojnë shprehinë e të mësuarit dhe të përfitojnë më shumë nga edukimi i tyre.
Ndërsa, në të kundërtën mungesa e kësaj baze ndikon negativisht në të ardhmen e tyre.
Në anën tjetër aktivitetet janë një mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë fëmijët që të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre sociale, duke përdorur gjuhë për të shprehur mendimet dhe nevojat e tyre me moshatarët.
Edhe në aspektin psikologjik edukimi i fëmijëve të moshës 0-6 vjeç është i rëndësishëm pasi që pikërisht kjo është mosha kur ata fillojnë të krijojnë bazën e tyre të shprehive dhe socializimit me të tjerët.
Libri, gjithashtu, është një element kryesor në zhvillimin e aspekteve të ndryshme të personalitetit.
Sipas Krasniqit, ekzistojnë po ashtu mënyra të ndryshme se si bëhet inkurajimi i fëmijëve për t’u përballur me situata të caktuara.
Andaj, prindërve u mbetet t’i kushtojnë interesim dhe vëmendje të duhur fëmijëve, në mënyrë që të hapin rrugë të reja për të ardhmen e tyre./T7/Albulena Demaku/