Edona, ia jep një dhuratë të veçantë ministrit Anton Çuni - Gazeta Express
string(56) "edona-ia-jep-nje-dhurate-te-vecante-ministrit-anton-cuni"

Gazeta Express

24/02/2020 20:14

Edona, ia jep një dhuratë të veçantë ministrit Anton Çuni

Gazeta Express

24/02/2020 20:14

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Edona Llalloshi, po vazhdon të jetë akoma në vëmendjen e të gjithëve në sajë të karrierës së bujshme profesionale.

Duke qenë aktive në muzikë për më shumë se dy dekada, ajo para 18 vitesh e ka pranuar një dhuratë të veçantë, e cila për të ka qenë e çmuar andaj e quan edhe ‘dhuratë të zemrës’.

Lexo Edhe:

Ndërsa tani artistja shqiptare ka vendosur që dhuratën të cilën ia ka dhënë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2002, t’ia dorëzojë në shenjë respekti, ministrit Anton Quni, transmeton Telegrafi.

“Gjatë karierës sime shumë vjeçare kam marrë çmime, mirënjohje, dhurata…por më e veçanta dhuratë e zemrës ishte kjo që Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova ma dhuroj në vitin 2002”.

“Sot, këtë dhuratë në shenjë respekti ndaj tij dhe institucionit të cilin e udhëheqë, ia dhurova Ministrit të Mbrojtjes Z.Anton Quni. Të priftë e mbara Ministër 138 herë”, ka thënë Llalloshi teksa ka vizituar dhe ka uruar Qunin për detyrën e re.

Edona përndryshe edhe në ditët e sotme është shumë e pëlqyer nga publiku dhe shumë e angazhuar me projekte e koncerte të ndryshme muzikore.