Edmond Azemi në T7: Jam pezulluar nga detyra në KB Prishtina të cilin klub nuk e tradhtova 25 vjet - Gazeta Express
string(97) "edmond-azemi-ne-t7-jam-pezulluar-nga-detyra-ne-kb-prishtina-te-cilin-klub-nuk-e-tradhtova-25-vjet"

Basketboll

Gazeta Express

15/01/2023 18:19

Edmond Azemi në T7: Jam pezulluar nga detyra në KB Prishtina të cilin klub nuk e tradhtova 25 vjet

Basketboll

Gazeta Express

15/01/2023 18:19

Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Edmond Azemi ka qenë i ftuar në emisionin e fundjavës, “Kendiv” në T7.

Ai foli për jetën e tij dhe karrierën e pasur që e pati, shkruan Gazeta Express.

Pas pensionimit, ai vazhdoi të mbetet në Prishtinë, si drejtor gjeneral.

Megjithatë, ai në T7 tregoi se nuk është duke e ushtruar më këtë pozitë.

“S’jam drejtor gjeneral i Prishtines, në një mbledhje të jashtëzakonshme i gjithe menaxhmenti u pezullua, e kam kuptuar përmes Facebook-ut, e kam dhënë maksimumin tim, klubi ka pas shumë probleme, i kemi zgjidh ato probleme, kemi hap rrugë, nuk po du me hi a është politikë a jo, une kam dhënë kontributin tim. Një ditë do të dal do t’i tregoj të gjitha çka ka ndodh, normal s’jam i kënaqur, jam i zhgënjyer, që 25 vjet kam dhënë kontribut si lojtar, kurrë se kam tradhtuar Prishtinën, spo du me hy në detaje, me jep edhe emra”, tha Edo në emisionin “Kendiv” në Televizionin T7.

Advertisement
Advertisement
Advertisement