Edhe reperit tjetër shqiptar i hakohet Instagrami, i publikohen bisedat private me të fejuarën e tij - Gazeta Express
string(99) "edhe-reperit-tjeter-shqiptar-i-hakohet-instagrami-i-publikohen-bisedat-private-me-te-fejuaren-e-tij"

Edhe reperit tjetër shqiptar i hakohet Instagrami, i publikohen bisedat private me të fejuarën e tij

Gazeta Express

05/05/2020 10:03

Tash e disa ditë u raportua se reperi nga Gjilani, Fero, është bërë pre e një sulmi kibernetik.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi edhe reperit nga Tetova, S4MM, të cilit po ashtu ia kanë hakuar llogarinë tij zyrtare në Instagram.

Lexo Edhe:

Të njëjtit ia kanë publikuar edhe bisedat private të tij me të fejuarën, Filiz Ismaili, përkundër Feros që vetëm ia kanë publikuar një imazh të të dashurës së tij, modeles Arbenita Ismajli.

“E gjetëm kalin”, ka qenë mbishkrimi krahas videos së shpërndarë me fansat e tij – aty ku numëron hiç më pak se 347 mijë njerëz.

Edhe pse Fero dhe S4MM njihen si rivalë dhe nuk ruajnë raporte të mira, duket se prapa llogarive të tyre qëndron i njëjti person.

Dyshja kanë kërkuar që t’iu rikthehet faqja e tyre, madje kanë dhuruar edhe para si këmbim për këtë.

Për dallim nga Fero që posedon 160 postime në Instagram, reperit nga Tetova ia kanë fshirë të gjitha.

Ndryshe, të dy artistët këtë kohë kanë qenë më pasiv në muzikë për shkak të përhapjes së COVID-19 por mjaft aktiv me imazhe e video në rrjetet sociale.