Edhe pse është Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Balje del kundër martesave të gjinisë së njëjtë - Gazeta Express
string(109) "edhe-pse-eshte-kryetare-e-komisionit-per-te-drejtat-e-njeriut-balje-del-kunder-martesave-te-gjinise-se-njejte"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2022 19:26

Edhe pse është Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Balje del kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme

Gazeta Express

23/02/2022 19:26

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka dalë kundër lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë. Balje ka thënë se vlerat familjare dhe feja e saj nuk e lejojnë të votojë një ligj të tillë.

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje ka thënë se do të votojë kundër Kodit Civil të Kosovës, i cili përmban edhe lejimin e martesave në mes të gjinisë të njëjta, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe pse kryeson Komisionin për të Drejta të Njeriut, ku detyrë e saj është të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, Balje ka thënë se është kundër një ligji të tillë. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me të drejta e njeriut, me përcjelljen dhe me zbatimin e parimit të barazisë gjinore më legjislacion dhe peticionet e parashtruara nga një ose shumë qytetarë.

Por sipas Baljes, lejimi i martesave mes gjinive të njëjta nuk i përket kulturës dhe traditës së vendit.       

“Të dashur qytetar, Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë.  Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Projektkodi pritet të dalë të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky Projektkod përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Po ashtu, Udhëheqësit e katër bashkësive fetare në Kosovë kanë nënshkruar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëhet thirrje që në Projektkodin Civil, të mos bëhen ndryshime sa i përket martesës dhe familjes.

Në këtë deklaratë, prijësit fetarë thanë se ndryshimet sa i përket familjes dhe martesës, cenojnë “fjalën e Zotit”.

Krerët fetarë i bën thirrje deputetëve, Qeverisë dhe institucioneve të tjera që të heqin dorë nga ndryshimet në legjislacionin që përkufizon martesën dhe familjen.