Edhe Pippen i zemëruar me Jordanin, pas “The Last Dance” - Gazeta Express
string(53) "edhe-pippen-i-zemeruar-me-jordanin-pas-the-last-dance"

Edhe Pippen i zemëruar me Jordanin, pas “The Last Dance”

Gazeta Express

22/05/2020 10:28

Scottie Pippen, i cili i fitoi gjashtë tituj të NBA me Michael Jordanin, raportohet se është tejet i zemëruar me ish-bashkëlojtarin e tij në Chicago Bulls për mënyrën se si u portretizua në dokumentarin “The Last Dance”.

Dokumentari i ESPN “The Last Dance” përcjell skuadrën e Chicago Bulls, me yllin Michael Jordan, gjatë sezonit 1997/98, në rrugëtimin për ta fituar titullin e tretë radhazi të NBA, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pippen, që është Hall of Famer dhe njiher si bashkëlojtari më i rëndësishëm i Jordanit në dinastinë e viteve të 90-ta të Bulls që i fitoi gjashtë tituj të NBA në tetë vjet, thuhet se është i zemëruar me Jordanin lidhur me këtë dokumentar.

“Ai është aq i zemëruar me Jordani dhe mënyrën se si u portretizua – duke u quajtur vetjak, ashtu e kështu – saqë i vjen inat që mori pjesë dhe nuk e kuptoi se në çfarë situatë po e fuste veten”, ka thënë gazetari i ESPN, David Kaplan.

Jordani e mbajti kontrollin editorial mbi dokumentarin dhe menaxherët veteranë të bizneseve të tij, Curtis Polk dhe Estee Portnoy, marrin merita si producentë ekzekutivë të të gjithë dhjetë episodeve.

Në episodin e dytë të serisë, Jordani – në një intervistë të realizuar së fundi – thotë se Pippen u tregua vetjak kur vendosi të bëhet operacion në këmbë në fillim të sezonit 1997/98 e jo gjatë verës.

Në episodin e katërt u tregua historia se si Pippen kishte vuajtur nga një dhimbje koke para përballjes së Bulls-ave me Detroit Pistons në ndeshjet e shtatë në finales së Konferencës së Lindjes në vitin 1990.

Në episodin e shtatë u portretizua refuzimi i Pippenit për të hyrë në lojë në momentet e fundit të ndeshjes së tretë të sfidës me Bullsave dhe Knicks në play-offs 1994 vetëm për shkak ne gjuajtja vendimtare e ndeshjes iu dha Toni Kukocit e jo atij. Në atë kohë, Jordani ishte pensionuar nga Bullsat dhe po luante bejsboll për Birmingham Barons.

Në episodin e fundit të The Last Dance jepen detaje se si Pippen kishte luftuar ndaj një lëndimi serioz në shpinë për të kontribuar në fitoren e Bullsave në finalen kundër Utah Jazz, fitore që ia kishte siguruar Bullsave titullin e NBA për herë të gjashtë, në vitin 1998.

Pippen nuk është i vetmi që është ndarë i pakënaqur nga dokumentari i ESPN, pasi që edhe ish-bashkëlojtari tjetër Horace Grant është ankuar për mënyrën se si ai është portretizuar nga dokumentari. /Gazeta Express/