Ish-bashkëlojtari i Jordanit kundërpërgjigjet: Ti je spiun, jo unë - Gazeta Express
string(64) "ish-bashkelojtari-i-jordanit-kunderpergjigjet-ti-je-spiun-jo-une"

Gazeta Express

20/05/2020 15:13

Ish-bashkëlojtari i Jordanit kundërpërgjigjet: Ti je spiun, jo unë

Gazeta Express

20/05/2020 15:13

Horace Grant, i cili i kishte fituar tre tituj të NBA me Chicago Bulls-at në vitet e 90-ta, nuk mbeti i kënaqur me mënyrën se si ai u portretizua nga ish-bashkëlojtari i tij, Michael Jordan, në dokumentarin “The Last Dance”.

Dokumentari i ESPN “The Last Dance” përcjell skuadrën e Chicago Bulls, me yllin Michael Jordan, gjatë sezonit 1997/98, në rrugëtimin për ta fituar titullin e tretë radhazi të NBA, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë dokumentar, Jordani pretendoi se Grant i kishte dhënë informata nga brenda skuadrës gazetarit Sam Smith për ta shkruar librin The Jordan Rules, në të cilin Jordani u pasqyrua në mënyrë jo shumë të këndshme.

Grant u përgjigj të martën, për t’i mohuar akuzat e Jordanit, në një intervistë të dhënë për radion ESPN 1000.

“Nëse MJ-it i kishte mbetur hatri për diçka me mua, atëherë duhet ta zgjidhnim këtë si burrat. Le të flasim për atë, ose mund ta zgjidhim në ndonjë mënyrë tjetër. Por, ai del ashtu dhe thotë se unë isha burimi prapa atij libri”, u shpreh Grant.

“Sam dhe unë kemi qenë gjithmonë shokë të mrekullueshëm. Ne jemi ende të tillë. Por, zhveshtorja është diçka e shenjtë, unë kurrë nuk do t’ia lejoja vetes të zbuloja diçka personale nga aty”.

“Fakti që Sam Smith ka qenë gazetar hulumtues, ai duhej t’i ketë pasur dy burime, të paktën dy, për ta shkruar një libër. Pse do të më veçonte mua MJ?”

“Është thjesht hatërmbetje. Mendoj se këtë e dëshmoi me të ashtuquajturin dokumentar të tijin. Nëse thua diçka keq për ty, ai do të të ndërpresë dhe do ta tentoj të ta shkatërroj karakterin”.

Grant tha se Jordani e ka karakteristikë të sillet në këtë mënyrë, duke e theksuar që ai tashmë nuk është shok as me ish-bashkëlojtarin e tij, Charles Barkleyn.

“Ai tha se unë isha spiuni, por pas 35 vjetëve ai menjëherë tregoi se në vitin e tij të parë te Bulls i kishte gjetur ish-bashkëlojtarët duke konsumuar drogë dhe me gra në dhoma të hotelit. Pse duhej ta përmendte këtë? Dua të them, nëse do ta thërrasësh dikë spiun, aty e keni spiunin”, shtoi Grant. /Gazeta Express/