Edhe Peja do të ankohet ndaj vendimeve të FBK-së - Gazeta Express
string(48) "edhe-peja-do-te-ankohet-ndaj-vendimeve-te-fbk-se"

Edhe Peja do të ankohet ndaj vendimeve të FBK-së

Basketboll

Gazeta Express

05/05/2021 16:09

Klubi i basketbollit Peja nuk është i kënaqur me vendimet që i mori sot Federata e Basketbollit të Kosovës.

Lexo Edhe:

Verdhezinjtë e fituan me rezultat zyrtar ndeshjen e pestë gjysmëfinale të “play-offit” të FIVE STAR Superligës së basketbollit, e cila u ndërpre shkaku i përleshjes në mes të dy ekipeve.

Por, dënimet që iu shqiptuan klubit pejan janë të papranueshme për të, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi nga Rrafshi i Dukagjinit ka paralajmëruar se do të ankohet në komisionin arbitrar.

Sidoqoftë, Peja u kualifikua në finale, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin. /Gazeta Express/