Edhe një teniste tjetër tërhiqet nga US Open - Gazeta Express
string(44) "edhe-nje-teniste-tjeter-terhiqet-nga-us-open"

Edhe një teniste tjetër tërhiqet nga US Open

Gazeta Express

18/08/2020 9:20

Pak orë pasi fitoi turneun e Pragës, tenistja rumune Simona Halep, numri 2 në botë, ka marrë vendimin për të mos luajtur në grand slam e US Open, që nis më 31 gusht.

“Pasi u mendova gjatë dhe analizova të gjithë faktorët, vendosa të mos udhëtoj në Nju Jork”, tha Halep.

Lexo Edhe:

“Gjithnjë kam thënë se do të vija mbi të gjitha shëndetin tim, ndaj preferoj të qëndroj në Europë dhe të stërvitem këtu. E di meqë në Amerikë kanë punuar fort për këtë turne, për të organizuar një event të sigurt”, tha Halep, fituese e dy grand slam në karrierën e saj (Roland Garros-2018 dhe Wimbledon-2019).

Në këtë turne, te femrat, do të mungojnë për shkak të pandemisë së Covid-19 edhe numri 1 në botë, Ashleigh Barty, kampionia në fuqi Bianca Andreescu, Elina Svitolina, Kiki Bertens dhe Belinda Bencic.

Pra, do të mungojnë 6 nga 20 tenistet më të mira në botë.

Te meshkujt do të mungojnë Roger Federer e Rafael Nadal.