Edhe një fitore e Gjoni Palokajt në MMA, e mundi çekun e pamposhtur Pokory - Gazeta Express
string(73) "edhe-nje-fitore-e-gjoni-palokajt-ne-mma-e-mundi-cekun-e-pamposhtur-pokory"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/04/2024 12:28

Edhe një fitore e Gjoni Palokajt në MMA, e mundi çekun e pamposhtur Pokory

Sporte tjera

Gazeta Express

04/04/2024 12:28

Gjoni Palokaj me prejardhje nga Prizreni e që është pjesë e klubit Fightschool Hannover, ka shënuar fitore ndaj çekut, Jaroslav Pokory në kategorinë 66 kg në luftën në kafaz – MMA.

Palokaj e mundi në raunde çekun Pokory, i cili nuk e kishte asnjë disfatë për 26 meçe në Çeki.

Lexo Edhe:

Meçi u mbajt në Gejrmani në “Rudolf Weber Arena”, në Oberhause, që e ndoqën rreth 15 mijë shikues, shkruan “Gazeta Express”.

Pokory cilësohej si kundërshtar i vështirë ngase rangohej në vendin e 5-të në Octogon.

Mirëpo, Gjoni ishte tejet i disiplinuar dhe e mundi me pikë kundërshtarin, duke fituar në tre raunde.

Prizrenasi, ka ambicie të kalojë në UFC, por pasi që ka nënshkruar me Oktagon, i duhet ta bëjë edhe një meç e më pas kalon në kategorinë UFC, pasi që pas meçit me çekun, ishte në Miami te “American Top Tem”.

“Falënderoj, gjithmonë bashkatdhetarët e mi që më përkrahin kudo dhe në numër të madh. Kështu ishte dhe në meçin e fundit ndaj çekut në Oberhausen ku me përkrahjen e tyre arrita fitore”, ka thënë të enjten Palokaj, duke shtuar se është krenar që është shqiptar (me origjinë nga Velezha e Prizrenit), ndonëse ka lindur dhe është rritur në Gjermani. /Gazeta Express/