Edhe një fëmijë i Jolie Pitt heq dorë nga mbiemri i babait - Gazeta Express
string(58) "edhe-nje-femije-i-jolie-pitt-heq-dore-nga-mbiemri-i-babait"

Yjet

Gazeta Express

31/05/2024 21:18

Edhe një fëmijë i Jolie Pitt heq dorë nga mbiemri i babait

Yjet

Gazeta Express

31/05/2024 21:18

Një tjetër fëmijë i Brad Pitt dhe Angelina Jolie-t do heqë dorë nga mbiemri i aktorit të njohur.

Shiloh Jolie-Pitt bëri një kërkesë ligjore për ta hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i saj, pikërisht në ditën kur mbushi 18 vjeç.

Lexo Edhe:

Edhe pse kërkesa për ndryshimin e emrit ende nuk është miratuar, emri i saj i ri do të jetë thjesht “Shiloh Jolie”.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi një tjetër fëmijë i tyre e bëri gjithashtu të qartë se nuk donte asgjë nga babai i saj. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse 15-vjeçarja ka ndryshuar ligjërisht emrin e saj sikurse motra e saj më e madhe.

Përveç, Shiloh dhe 15-vjeçares, edhe vajza e madhe Zahara u bë kryefjalë gjashtë muaj më parë kur u prezantua vetëm me emrin e vajzërisë së mamasë së saj.

Marrëdhëniet e Brad Pitt me fëmijët janë në ditët më të vështira dhe nuk i dihet se si do të shkojë kjo histori.