Edhe Herolind Nishevci pranë medaljes së bronztë evropiane - Gazeta Express
string(58) "edhe-herolind-nishevci-prane-medaljes-se-bronzte-evropiane"

Edhe Herolind Nishevci pranë medaljes së bronztë evropiane

Sporte tjera

Gazeta Express

19/05/2021 15:40

Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Lexo Edhe:

Karateisti kosovar i shënoi tri fitore në kategorinë +84 kilogramë.

Në raundin e parë ai mundi sllovakun, Tomas Kosa, ndërsa në të dytin Ahamd Abu Basal të Izraelit, përcjell Gazeta Express.

Në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevac.

Në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho.

Nishevci do ta kërkojë medaljen e bronztë në luftën që zhvillohet të dielën.

Në të njëjtën ditë, për medaljen e bronztë lufton edhe Fortesa Orana (+68 kg). /Gazeta Express/