Edhe Gjilani ankohet te gjyqtarët pas humbjes nga Llapi - Gazeta Express
string(55) "edhe-gjilani-ankohet-te-gjyqtaret-pas-humbjes-nga-llapi"

Gazeta Express

08/03/2020 20:01

Edhe Gjilani ankohet te gjyqtarët pas humbjes nga Llapi

Gazeta Express

08/03/2020 20:01

Pas Prishtinës, edhe Gjilani është ankuar ne referim

Gjilani ka pësuar humbje me rezultatin 2:1, sot në udhëtim te Llapi ndeshje e zhvilluar në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në Futboll.

Lexo Edhe:

Ende pa nisur mirë ndeshja, në minutën e dytë, u dha një penallti në disfavor të gjilanasve. Kjo duket se ka irrituar ata dhe ka shtyrë Gjilanin të reagojë përmes faqes zyrtare në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook.

Gjilani ka publikuar edhe një video të penalltisë, duke drejtuar ankesa në drejtim të gjyqtarëve, raporton Gazeta Express.

“Penaltia e dhënë në minutën e parë për Llapin, tregon më së miri ndarjen e “drejtësisë” në duelin e sotëm Llapi-Gjilani”, shkruhet në Facebook.

Pas ndeshjes edhe trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, u ankua për penalltinë e dhënë, duke thënë “Këso penaltish unë nuk kam parë askund”.

Sipas tij penalltia e hershme e ndryshoi krejtësisht ndeshjen dhe se skuadra dha maksimumin për të përmbysur gjithçka, por në fund nuk ia doli.

Pas kësaj fitore, Llapi ka shkuar në pozitën e pestë në tabelë, kurse Gjilani ka zbritur në pozitën e tretë. /Gazeta Express/