E trishtë, ishte “live” duke prezantuar emisionin e tij në radio, gazetari vdes papritur - Gazeta Express
string(92) "e-trishte-ishte-live-duke-prezantuar-emisionin-e-tij-ne-radio-gazetari-nderron-jete-papritur"

E trishtë, ishte “live” duke prezantuar emisionin e tij në radio, gazetari vdes papritur

Lajme

Gazeta Express

24/10/2022 18:14

Një gazetar britanik, Tim Gough, ka ndërruar jetë papritur ndërsa ishte në transmetim me emisionin e tij në radio.

Fillimisht emisioni u ndërpre papritur për disa minuta, ndërsa më pas nisi një listë më këngë, por zëri i 55-vjeçarit nuk u dëgjua më.

Lexo Edhe:

“Jemi të dëshpëruar t’ju informojmë se miku ynë i dashur dhe drejtuesi i mëngjesit Tim Gough ndërroi jetë sot teksa prezantonte emisionin e tij. I dërgojmë dashurinë tonë familjes së tij, djalit, motrës, vëllait dhe nënës së tij. Tim bëri atë që donte. Ai ishte 55 vjeç”, shkoi në llogarinë e Twitter-it stafi drejtues i radios.