E tmerrshme: Mësohet arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinë
Lajme
Gazeta Express
12/08/2022 19:23
Sot Mali i Zi dhe i gjithë rajoni është tronditur nga një vrasje në Cetinë.
Informatat e para tregojnë se një 34-vjeçar ka hapur zjarr dhe ka vrarë disa persona, ndërsa i plagosur ka mbetur një polic, para se këta të fundit ta eliminojnë dorasin.
Tragjedia
raportohet se filloi nga një konflikt në familje, ndërsa vrasësi, i
identifikuar si 34-vjeçar doli në rrugë dhe qëlloi këdo që i doli përpara, duke
mos kursyer as fëmijët.