E pazakontë: Nga çarja rrugore që shkaktoi tërmeti në Greqi dalin bashkë ujë e naftë - Gazeta Express
string(83) "e-pazakonte-nga-carja-rrugore-qe-shkaktoi-termeti-ne-greqi-dalin-bashke-uje-e-nafte"

E pazakontë: Nga çarja rrugore që shkaktoi tërmeti në Greqi dalin bashkë ujë e naftë

Gazeta Express

28/11/2019 7:54

Pas tërmetit të shkaktuar në Greqi, me epiqendër në Peleponez dhe me fuqi prej 6 ballë, ka ndodhur një fenomen i pazakontë.

Në rrjetet sociale është ngarkuar një video, pamjet e së cilës tregojnë daljen e ujit dhe naftës në të njëjtën kohë në një çarje, e cila duket të jetë rrugore.

Lexo Edhe:

Tërmeti u ndje në një zonë të gjerë, 258 km (160 milje) larg epiqendrës së tij, nga Athina në ishullin e Kretës, njoftuan media lokale.

Tërmeti nuk kishte asnjë lidhje me atë që ndodhi në Shqipëri më 26 nëntor, thanë ekspertët grekë.