E pasigurt se çfarë do të ndodhë me koronavirusin në të ardhmen - Gazeta Express
string(63) "e-pasigurt-se-cfare-do-te-ndodhe-me-koronavirusin-ne-te-ardhmen"

E pasigurt se çfarë do të ndodhë me koronavirusin në të ardhmen

Gazeta Express

03/03/2020 12:35

Kanë kaluar tanimë një muaj, prej kur Organizata Botërore e Shëndëtësisë  e ka deklaruar shpërthimin e koronavirusit, si një emergjencë të shëndetit publik.

Që nga koha kur përhapja e këtij virusi ka filluar, e deri tani  janë infektuar mbi 90.000 persona, dhe 3.100 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë.

Lexo Edhe:

Përderisa zyrtarët shëndetësorë janë duke punuar në gjetjen e masave për ndalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit, është shumë e vështirë të ndalet ankthi dhe brengosja e njerëzve, se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Sipas CNN, disa nga krizat më të mëdha globale, të ngjashme me këtë të fundit, kanë ndodhur gjatë kohës së përhapjes së virusit Ebola, SARS dhe virusit të derrit apo H1N1. Mirëpo si kanë përfunduar këto kriza shëndetësore, dhe sa kanë zgjatur përafërsisht?

EBOLA

Shpërthimi i Ebolas, ka ndodhur gjatë vitin 2001 në Afrikën Veriore. Përhapja e këtij virusi ka ndaluar në vitin 2016, pas një intervenimi ndërkombëtar që përfshiu trajtime, vaksina dhe barna antivirale.

SARS

Është një shpërthim tjetër, i cili ka përfunduar në vitin 2003. Ky virus  ishte pjesë e familjes së koronavirusëve. SARS-i ka infektuar 8.000 njerëz deri në vitin 2003. Mënyra e luftimin dhe ndalimit të përhapjes së këtij virusi, thuhet se ka qenë, përmes aplikimit të një prakike të mirë të higjienës nga njerëzit.

H1N1

Virusi i derrit ka shkaktuar një pandemi mbarë globale gjatë vitin 2009. Ky virus që nga viti 2009 vazhdon të rikthehet gjatë stinës së dimrit, mirëpo me një frekuencë shumë më të ulët. Edhe parandalimi i këtij virusi bëhet përmes praktikimit të higjienës, përkatësisht larjes së vazhdueshme të duarve.

Si rezultat, mund të thuhet se rënia e numrit të të infektuarve, përhapja e masave parandaluese, vetëdijësimi i njerëzve për rëndësinë e pastërtisë si dhe mobilizimi i zyrtarëve mjekësorë për gjetjen e një vaksine parandaluese, të gjitha këto janë shenja se përhapjes së këtij virusi është duke i ardhur fundi. /CNN/ Gazeta Express