E pabesueshme: Boris Johnson fshihet në frigorifer që të shmangë intervistën - Gazeta Express
string(75) "e-pabesueshme-boris-johnson-fshihet-ne-frigorifer-qe-te-shmange-intervisten"

Gazeta Express

11/12/2019 19:28

E pabesueshme: Boris Johnson fshihet në frigorifer që të shmangë intervistën

Gazeta Express

11/12/2019 19:28

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është fshehur në një frigorifer për të shmangur intervistat e gazetarëve të programit  ITV1 show.

Për të mos u përballur me reporterët, Johnson, siç u tha, kishte hyrë në një dhomë të lëvizshme frigoriferike ndërsa ndodhej në Pudsey, West Yorkshire ku po ndihmonte në shpërndarjen e qumështit.

Lexo Edhe:

Ai kishte qëndruar në frigorifer për disa minuta. Burime nga partia e tij megjithatë i hodhën poshtë këto pretendime të moderatorit të njohur Morgan, duke thënë se shefi i ekzekutivit nuk ishte fshehur, dhe se po konsultohej me këshilltarët e tij për intervistat e planifikuara.

Zgjedhjet në Britani të Madhe mbahen këtë të enjte. /Express/