E njihni dot? Kështu dukej Vesa Luma kur ishte e vogël - Gazeta Express
string(53) "e-njihni-dot-keshtu-dukej-vesa-luma-kur-ishte-e-vogel"

E njihni dot? Kështu dukej Vesa Luma kur ishte e vogël

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 11:15

Vesa Luma kohët e fundit nuk ka qenë edhe shumë aktive sa i përket jetës së saj profesionale.

Ajo tashmë bashkë me familjen e saj është duke jetuar në Zelandën e re, ku disa prej fotove që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja duket mjaftë e lumtur, duke shijuar kështu çdo moment pranë familjës.

Lexo Edhe:

Si duket këngëtarja ka dashur që të tërhiqet për një kohë të caktuar dhe t’i përkushtohet jetës së saj normale bashkë me partnertin Big Bastën.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, kur ajo ishte e vogël dhe nuk paska ndryshuar aspak.

Ajo duket me flokë të gjata dhe balluke, dhe përkrahë fotos ajo ka shkruar: “Nuk e di sa vjeqe mund te kem qene, ndoshta sa Liani tash, kur babi me mori te bej sesionin e pare Ever para aparatit profesional- nuk ia kisha idene pse po fotografohesha aq ma pak per nje vellim librash shkollor, por e deshta kameran dhe si duket me deshti edhe ajo mua #greatmemories.”