E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë, Annu Prattipati, ka vizituar të hënën Gazetën Express dhe Televizionin 7, ku edhe u është përgjigjur disa pyetjeve rreth zhvillimeve aktuale në vend.
Në intervistën që do të publikohet pas pak në Gazetën Express, Pratipatti e ka bërë të qartë qëndrimin amerikan për krizën politike( ngërçin në formimin e institucioneve), dhe për atë se si duhet të tejkalohet.
Prattipati ka folur edhe për raportet e SHBA me Qeverinë Kurti, çështjen e ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër, zgjedhjet e 12 tetorit pjesëmarrjen e Listës Srpska në to dhe qasjen e administratës Trump ndaj Kosovës.
“Administrata Trump ka qenë shumë e qartë: përparësi i jepet sigurisë, stabilitetit dhe marrëdhënieve të drejta ekonomike. Nëse qeveria e Kosovës ndan këto prioritete dhe angazhohet për paqe e stabilitet, hapen mundësi të mëdha për bashkëpunim’, ka theksuar diplomatja.
Ajo po ashtu ka komentuar rreth hezitimit ndërkombëtar për të ndërhyrë më shumë në proces duke përmendur arsye konkrete për këtë dhe duke u dhënë porosi për krerët e partive.
Diplomatja amerikane në Prishtinë nuk ka preferuar të diskutojë se çfarë mund të jetë aktgjykimi që pritet së shpejti të bëhet publik nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se vendimet e këtij institucioni duhet të respektohen dhe se institucionet duhet të formohen në përputhje me këto vendime.
Intervista e plotë pas pak në Gazetën Express.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...