E konfirmon Ballkani, do të ketë premi për futbollistët në rast fitores kundër Prishtinës - Gazeta Express
string(88) "e-konfirmon-ballkani-do-te-kete-premi-per-futbollistet-ne-rast-fitores-kunder-prishtines"

E konfirmon Ballkani, do të ketë premi për futbollistët në rast fitores kundër Prishtinës

Gazeta Express

27/02/2020 19:52

Ndeshja kryesore e xhiros së 20’të në Superligë është ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Prishtina dhe Ballkani luajnë të shtunën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Dy skuadrat janë përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe po bëjnë punë mjaft profesionale para këtij super dueli, që mund të vendosë shumë për vazhdimësinë e kampionatiti.

Skuadra e Ballkanit ka vënë në dispozicion premio për lojtarët e tyre në rast të fitores ndaj Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari i Ballkanit, Arben Osmani.

“Po do të ketë premio për lojtarët”, tha shkurtimisht Osmani për ‘GazetaBlic’, pa dashur të komentojë më shumë rreth shumës.

Vlen të theksohet se Ballkani ndodhet në vendin e parë me 40 pikë, kurse Prishtina në vendin e tretë me 37 pikë, po aq sa Drita që ndodhet në pozitën e dytë.