E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit, familja pritet ta tërheqë nga morgu - Gazeta Express
string(112) "e-konfirmon-adn-ja-trupi-i-pajete-i-gjetur-ne-cerrunje-i-perket-eglant-kocit-familja-pritet-ta-terheqe-nga-morgu"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2026 16:27

E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit, familja pritet ta tërheqë nga morgu

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2026 16:27

Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit.

Megjithëse grupi hetimor ishte i bindur që trupi i përkiste 34-vjeçarit të humbur që nga data 4 qershor, ishin testet e ADN-së që e konfirmuan 100%, kjo për shkak të shenjës së operacionit, numrit të këmbës 40 dhe rrobave të zeza që kishte kufoma, të njëjtat që Eglanti është parë për herë të fundit.

Tashmë pritet që familja të tërheqë trupin nga morgu i Tiranës.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.

Autoritetet dyshojnë se Eglant Koçi është vrarë nga miku i tij, Armando Shakaj, i cili prej disa javësh është në kërkim. /tch

Advertisement
Advertisement
Advertisement