E konfirmojnë “Xhebrailat”, Final 8 luhet me tifozë në Suharekë - Gazeta Express
string(60) "e-konfirmojne-xhebrailat-final-8-luhet-me-tifoze-ne-suhareke"

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2021 18:03

E konfirmojnë “Xhebrailat”, Final 8 luhet me tifozë në Suharekë

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2021 18:03

“Final Eight” e Kupës së Kosovës në basketboll me gjasë do të luhet në Suharekë, pasi që Rahoveci u tërhoq nga gara për ta organizuar atë

Faqja zyrtare e tifozëve të klubeve nga Suhareka, “Xhebrailat” ka shkruar se është marrë vendim që “Final 8” e Kupës së Kosovës pritet të luhet në qytetin e Suharekës.

Lexo Edhe:

“PO PO PO  Final 8 në basketboll luhet me tifozë në Suharekë. Xhebraila a jeni gati! Një falënderim të madh për Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe këshilltarin Flamur U. Bytyçi!  Faleminderit!”, shkruan në këtë faqe.

Final 8, fillimisht ishte paraparë që të luhet në Rahovec, por KB Rahoveci papritur u tërhoq nga organizimi i kësaj gare, pasi që, sipas tyre, gjyqtarët ua kishin bërë atyre të padrejtë në humbjen e tyre në Pejë në xhiron e fundit të Superligës në Basketboll.

Disa media më parë, duke u thirre në burime, kishin thënë se është vendosur që “Final 8” të mbahet në palestrën “13 qershori”, në Suharekë.

KB Ylli, pas largimit të KB Rahovecit, kishte shprehur gatishmërinë për ta organizuar këtë garë që do të mbahet nga 3-7 shkurt. /GazetaExpress/

PO PO PO Final8 në Basketboll luhet me Tifozë në Suharekë Xhebraila a jeni gati . Një falenderim të madh për Ministrin e Shendetësis Armend Zemaj dhe këshilltarin Flamur U. Bytyçi Faleminderit

Posted by Xhebrailat 1992 on Friday, January 22, 2021