E fundit nga zona e UFO-ve: Një objekt i paidentifikuar xhirohet mbi qytetin Rugby në Angli - Gazeta Express
string(90) "e-fundit-nga-zona-e-ufo-ve-nje-objekt-i-paidentifikuar-xhirohet-mbi-qytetin-rugby-ne-angli"

Mistere

Gazeta Express

01/05/2021 0:56

E fundit nga zona e UFO-ve: Një objekt i paidentifikuar xhirohet mbi qytetin Rugby në Angli

Mistere

Gazeta Express

01/05/2021 0:56

Gjuetarët e jashtëtokësorëve besojnë se ata kanë parë një UFO pranë qytezës Rugby në Angli, e cila bënte një dritë të bardhë, rrotulluese derisa ajo është parë duke fluturuar në qiell në mes të ditës

A jemi vetëm në univers, mbetet ende një nga misteret më të mëdha të njerëzimit. Pavarësisht se universi është i pafundmë, ende nuk ka ndonjë provë që ka jetë jashtë Tokës. Megjithatë, çdo herë dhe në vazhdimësi, paraqiten objekte të ndryshme në qiell që dërgojnë në teori të konspiracionit që alienët e kanë vizituar dhe e vizitojnë planetin tonë.

Lexo Edhe:

Një video është publikuar në llogarinë e YouTube, “UFO Institute” që paraqet një dritë të çuditshme në qiell, transmeton GazetaExpress.

Objekti duket se rrotullohet në ajër, pa ndonjë drejtim të dallueshëm.

Dëshmitari e ka xhiruar videon derisa ishte duke vozitur në autostradë, e ku mund të dëgjohet duke shprehur habinë e tij për objektin e çuditshëm që lëviz në mënyrë sporadike.

Gjatë tërë gjatësisë së videos, e cila zgjat për vetëm një minutë, objekti përdridhet në qiell.

Shumë komente në video duket se bien dakord me atë se objekti është me origjinë jashtëtokësore.

Megjithatë, ka pasur disa shpjegime logjike për objektin që mendohet se nuk është UFO.

Sipas disave kjo është vetëm një shfaqje fishekzjarrësh që duket kështu në largësi, e cila gjë edhe shpjegon natyrën e çrregullt të saj.

Ndryshe, mund të jetë ndonjë meteor që po digjet në atmosferë

Astronomi Chris Impey, nga Universiteti i Arizonas, thotë se shumica e UFO-ve kanë shpjegime të “zakonshme”.

Ai argumenton se ka miliarda objekte rreth hapësirës së Tokës te cilat frymëzon njerëzit që të flasin për UFO.

“Shumica e UFO-ve kanë një shpjegim të zakonshëm”, ka thënë ai për The Conversation.

“Mbi gjysma e tyre mund t’i atribuohen meteorëve, topave të zjarrit dhe planetit të Venerës”.

“Objekte të tilla të shndërritshme janë të njohura për astronomët por jo gjithmonë ato i njeh publiku”.  /GazetaExpress/