Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko po vazhdon t’i sfidojë vitet. Në prag të moshës 40-vjeçare, veterani e ka pranuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të vazhdonte të luante futboll në këtë nivel.
“Po të më kishit pyetur para dhjetë vitesh nëse do të luaja ende në moshën 40-vjeçare, do t’ju kisha thënë jo”, u shpreh Dzeko, përcjell “Gazeta Express”.
“Bomberi” boshnjak tregoi se vitet tashmë ndihen në trupin e tij, por puna shtesë dhe kujdesi ndaj fizikut e kanë ndihmuar ta zgjasë karrierën.
“Në mëngjes, kur zgjohem, ndiej dhimbje kudo. Megjithatë, sapo nis të lëviz dhe të stërvitem, ndihem mirë. Duhet ta dëgjosh trupin dhe të punosh më shumë se kur je i ri”, tha ai.
Dzeko zbuloi se tashmë arrin në stërvitje 30 deri në 45 minuta më herët për të punuar në palestër dhe qëndron po aq kohë pas përfundimit të seancës për ushtrime parandaluese.
“Kur je 20 vjeç, nuk mendon për këto gjëra. Sot e di se pikërisht ky përkushtim më ka lejuar të vazhdoj të luaj futboll në nivel të lartë”, shtoi sulmuesi.
Pavarësisht moshës, Dzeko theksoi se ende ndihet i aftë ta ndihmojë ekipin dhe se motivimi për të vazhduar nuk i mungon.
“Ende ndihem mirë dhe, mbi të gjitha, ndiej se mund të jem i dobishëm për skuadrën. Kjo është arsyeja pse vazhdoj të luaj”, përfundoi veterani boshnjak. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke qenë zgjedhja e parë për shumë udhëtarë...