Dybala më i prekuri në koronavirusi në Serie A - Gazeta Express
string(46) "dybala-me-i-prekuri-ne-koronavirusi-ne-serie-a"

Dybala më i prekuri në koronavirusi në Serie A

Gazeta Express

08/04/2020 22:56

Seria A humb më shumë se 1 miliard euro. Të paktën në nivel teorik: kjo është, sipas Transfermarkt, rënia e vlerës së futbollistëve të kategorisë kryesore të kampionatit italian për shkak të emergjencës Coronavirus.

Lojtari më i goditur i Serisë A është Paulo Dybala. Argjentinasi i Juventus-it, i konsideruar lojtari më i vlefshëm në nivel ekonomik i kampionatit, është ai më i zhvlerësuari: -18 milionë euro, nga 90 në 72.

Lexo Edhe:

Pas tij vjen dyshja interiste Eriksen-Lukaku: -17 milionë euro për të dy, nga 85 në 68. Rënie të rëndësishme dhe për Lautaro-n dhe Milinkovic-Savic: – 16 milionë euro, nga 80 në 64.

Reziston Matthijs de Ligt, i cili është zhvlerësuar me “vetëm” 7.5 milionë, në krahasim me vlerën 75 milionë euro që kishte para Coronavirus-it.