Dybala ishte buzë kalimit në Manchester United - Gazeta Express
string(46) "dybala-ishte-buze-kalimit-ne-manchester-united"

Dybala ishte buzë kalimit në Manchester United

Gazeta Express

02/04/2020 8:56

Ylli i Juventusit Paulo Dybala ishte shumë pranë kalimit në Manchester United, sipas menaxherit të Romelu Lukakut, Federico Pastorello.

Edhe Lukaku duhej pranë kalimit në Juventus verën e kaluar, në një marrëveshje të drejtpërdrejt shkëmbimi, sipas të cilës Dybala do të kalonte në United. Por marrëveshja dështoi dhe sulmuesi belg iu bashkua Interit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërsa Dybala mbeti në Juventus, pas një afati tjetër kalimtar që vuri të ardhmen e tij në dyshim.

“Është e vërtetë, Dybala ishte buzë kalimit në United”, tha Federico Pastorello për Tuttosport.

“Romelu, megjithatë, vazhdimisht shpresonte t’i bashkohej Interit sepse ishte prekur nga dashuria që tifozët zikaltër kishin treguar për të”, shtoi ai. /Gazeta Express/