Dy të vdekur nga Covidi në Kamenicë, tetë të vdekur në total nga kjo komunë - Gazeta Express
string(74) "dy-te-vdekur-nga-covidi-ne-kamenice-tete-te-vdekur-ne-total-nga-kjo-komune"

Gazeta Express

02/08/2020 21:02

Dy të vdekur nga Covidi në Kamenicë, tetë të vdekur në total nga kjo komunë

Gazeta Express

02/08/2020 21:02

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se dy qytetarë të komunës së tij kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga Covid-19. Numri total i të vdekurve nga kjo kumnë ka shkuar në 8.

“Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.”, ka thënë ai në Facebook.

Lexo Edhe:

Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancë e duke #pastruarduart.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre.”

Tutje ai tregon bilancin me Covid-19 në komunën e tij:

Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:

– 107 raste të identifikuara;

– 76 të shëruar plotësisht;

– 23 raste aktive;

– 8 të vdekur.