Dy të arrestuar në Lipjan, sulmuan me thikë katër persona - Gazeta Express
string(56) "dy-te-arrestuar-ne-lipjan-sulmuan-me-thike-kater-persona"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 9:15

Dy të arrestuar në Lipjan, sulmuan me thikë katër persona

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 9:15

Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi me tre të tjerë kanë sulmuar me thikë katër persona. 

Policia njoftoi se një prej të dyshuarve dhe dy viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. 

Të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje. Tre të dyshuarit e tjerë janë arratisur pas ngjarjes. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje së bashku me tre të dyshuar të tjerë, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) katër viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit dhe dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement