Dy ministra në një derë… - Gazeta Express
string(23) "dy-ministra-ne-nje-dere"

Gazeta Express

23/06/2020 20:58

Dy ministra në një derë…

Gazeta Express

23/06/2020 20:58

Ka një rivalitet qesharak, mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në detyrë, Cakaj, dhe ish Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Bushat, të dy të një partie, rivalitet që sot ka pasur shkëlqimin e vet. 

Shkruan: Mero BAZE

Lexo Edhe:

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ju gëzua rezultatit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke lënë të kuptojë se janë fituar 4, ose 3 deputetë për shkak të punës së tij. 

Në fakt kur u numuruan thjeshtë kanë fituar dy deputetë. Kaq depuetë i ka pas marrë Riza Halimi 15 vite të shkuara edhe nën Milosheviçin. Pra thjesht nuk ka ndonjë gjë të re nga Lugina, përveç pjestimit të partive shqiptare nga 1 në 5. 

Nuk mendoj se suksesi do varej nga Gent Caaj dhe sikur të ndodhte, pasi faktori shqiptarë atje ndërkohë është përcarë, dhe as mendoj se kanë dështuar prej tij. Kështu që protagonizmi i tij në këtë pikë, është pa lidhje. Biles kjo është më shumë punë e Pandeli Majkos se sa e tij. 

Nga ana tjetër ish Ministri i Jashtëm Bushati, që ka qenë shumë normal kur ishte ministër, është bërë edhe më qesharak se sa Cakaj. Me sa duket ai në këtë botë ndjek pas vetëm Gent Cakaj dhe jo se çfarë ndodh realisht. Sapo ka parë që Gent Cakaj është lavdëruar që Lugina ka fituar 4 deputetë, ka dal në një intervistë në një TV dhe ka kritikuar shqiptarët në Luginën e Preshevës që kanë hyrë në zgjedhje pasi kanë shtuar numurin e deputetëve, pasi sipas tij kështu ndihmojnë Vuçiqin, i cili nuk kishte opozitë në zgjedhje.

Po të mos të isha i bindur që nuk udhëhiqet nga logjika por nga Gent Cakaj , ky ish ministër duhet të bëhej cop nga shtypi për këto broçkulla.

Së pari përpjekja e tij për tu shqetësuar më shumë për demokracinë në Serbi, se sa për faktorin shqiptar, është qesharake. Ata që kanë bojktuar zgjedhjet e Vuçiq nuk janë  forca pro perëndimore, as liberale, por bandat e Arkanit dhe mbeturinat e Sheshelit, një amalgamë partish fashistoide e anarkiste, që duke e ditur se humbasin zgjedhjet thejshtë i bojktojnë ato. Në Serbi kjo është një traditë shumë e vjetër 30 vjecare dhe shqiptarët nuk kanë mundur as ta regullojnë demokracinë serbe, as ta korrigjojnë.

I vetmi para Dimtmir Bushatit që ka dashur ta korrigjojë demokracinë serbe, ka pas qenë Sali Berisha më 1997, kur u bëri thirrje kosovarëve të mbështesnin protestat e opozitës në Begrad për të shpëtuar nga trazirat në Tiranë. Por dhe ai edhe pse e kishte për hall të vet, ishte më palën më të mirë të Serbisë, atë të Gjingjiqit, që së paku ishte properëndimor. Kurse kjo qarja për demokracinë e gjymtuar serbe, nga mungesa e Sheshelit në zgjedhje, është më shumë se qesharake. Ditmir Bushati ka hyrë vet në zgjedhje pa opozitë vitin e kaluar, dhe nëse e kishte këtë ndjeshmër, mund ti bojkotonte meqë nuk kishte opozitë.

Së dyti këto thirrjet banale për unfikimin e faktorit shqiptar në Luginë, rreth një “projekti shqiptar”, janë po aq shkollareske nga çdo politikan që jepen nga Tirana, a Prishtina qoftë. Shqiptarët që jetojnë në Serbi i kanë siguruar të drejtat politike dhe duhet të luftojnë të përfaqësohen në institucionet e Serbisë. Tirana zyrtare së paku nuk mbëhstet ndonjë narje të tyre nga Serbia. 

Dhe një projekt që u pëshpërit nga Hashim Thaçi, u bë cop ende pa u artikuluar, pasi u konsiderua sikur qe pjesë e planit paqes Kosovë Serbi. Biles Bushati mendon se kjo është arsyeja që ai është zëvendësar me Gent Cakaj. 

Tani duhet të zgjedh që Gent Cakaj ta sulmojë ose si politikan që do të integroj shqiptarët në institucionet serbe, siç është kjo e zgjedhjeve, ose  që ata këkropn ti bashkojë me Kosovën se do korrigjojë kufijtë.

Duhet të zgjedhim një prej tyre, se të dyja nga inati i Bushatit nuk i mban dot Genti i vogël.

Dhe së fundmi, politika  e jashtme e Shqipërisë, duhet të shqetësohet vetëm për liritë politike  të faktorit politik shqiptar jashtë Shqipërisë dhe jo në të drejtat e organizimit politik të tyre.

 Ajo që Shqipëria bëri me faktorin politik shqiptar në Maqedoni dy vite më parë, ishte korrekte, pasi i bashkoi ata pas zgjedhjeve për të larguar nga pushteti një rregjim që i diskriminonte shqiptarët. Kjo është korrekte dhe është në frymën e garantimit të lirive të shqiptarëve. Këto protagonizmat lokaliste për tu përfshirë në zgjedhjet në Tuz, në zgjedhjet në Luginë, në zgjedhjet në Kërçovë, etj, ka rrezik që më shumë e dëmtojnë Tiranën zyrtare, se sa i ndihmojnë shqiptarët atje ku janë. 

Lerini shqiptarët nëse janë të lirë politikisht, të bëjnë çfarë të duan. Dhe për fat sot shqiptarët janë të lirë në Ballkan.  Se në përpjekje për të bashkuar ata aty ku janë, tregoni sa të ndarë jeni këtu  ku votoheni dhe paguheni.