Dy klube të volejbollit të Kosovës në Europë, por kampioni tërhiqet - Gazeta Express

Dy klube të volejbollit të Kosovës në Europë, por kampioni tërhiqet

Sport

Gazeta Express

09/08/2020 18:45

Shumë probleme ka shkaktuar pandemia Covid 19. Megjithatë dy klube do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane. 

M-Technologie nga Prishtina, kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave, është tërhequr nga pjesëmarrja pasi që kishte paraqitur kandidaturën për Challenge Cup.  Pritet ky klub ta konfirmojë arsyen e dorëheqjes, kur dihet se financiarisht i ka punët më mirë se të gjitha klubet tjera.   

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi, tregon se cilat klubet kanë paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në garat evropiane.

“Dy klube janë paraqitë, Drita (femrat) në Challenge Cup dhe Ferizaj (meshkujt) në Kupën Ballkanike. M – Technologie është tërheq pasi është paraqitë”, ka thënë Nikçi për “Bota sot”.