Real Madridi ka marr lajme të mira sa i përket super lojtarit anglez, Jude Bellingham.
21-vjeçari ka lënë anash lëndimin që e pësoi në ndeshjen hapëse të La Ligas ndaj Mallorcas, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti është rikthyer dhe gjatë ditës së sotme ka stërvitur me klubin mbretëror.
Ai pritet të jetë gati për ndeshjen që Reali e luan në fundjavë ndaj Sociedadit në kuadër të La Ligas.
Përveç, Jude tek Real Madridi është rikthyer edhe Eder Militao.
🚨🏴 Jude Bellingham, back in training after his injury — same as Éder Militão on Wednesday. pic.twitter.com/hvnGcoe5lA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 12, 2024
Real Madridi përballet me Real Sociedadin me datë të shtunën me fillim nga ora 21:00./Gazeta Express