Dy duele interesante sot në basketboll - Gazeta Express
string(38) "dy-duele-interesante-sot-ne-basketboll"

Dy duele interesante sot në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

04/03/2023 9:38

Takime interesante priten në xhiron e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Sot në program do të jenë dy përballje mjaft interesante në elitën e basketbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trepça – Rahoveci është përsëritja e gjysmëfinales së Kupës, ku mitrovicasit shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa rahovecasit janë të motivuar, pasi fundjavën e kaluar mundën Vëllaznimin.

Ndërkohë, mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore e 20 humbje.

Takimi i dytë i së shtunës zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.

Kuqezinjtë synojnë “Play-off”-in dhe numërojnë tetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e parë me 17 fitore e gjashtë humbje.