DW: LVV e Kurtit fiton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, por s'ka shumicë për të qeverisur vetëm - Gazeta Express
string(94) "dw-lvv-e-kurtit-fiton-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kosove-por-ska-shumice-per-te-qeverisur-vetem"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 11:36

DW: LVV e Kurtit fiton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, por s’ka shumicë për të qeverisur vetëm

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 11:36

Votimi i së dielës, i treti në vend për pak më shumë se një vit, u karakterizua nga pjesëmarrje e ulët. Kriza e zgjatur politike e vendit e ka dobësuar më tej një ekonomi tashmë të brishtë.

Partia Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fitoi të dielën numrin më të madh të votave në zgjedhjet e parakohshme, por nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, shkruan Deutsche Welle.

Rezultatet nga pothuajse të gjitha qendrat e votimit treguan se partia Vetëvendosje e Kurtit fitoi afro 43% të votave. Kjo është më pak se rezultati i saj në zgjedhjet e mëparshme në dhjetor, kur fitoi 51%.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) siguruan përkatësisht 21% dhe 17% të votave.

Këto janë zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh, ndërsa situata e paqëndrueshme politike ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE.

Zgjedhjet u shpallën pasi partitë kryesore politike nuk arritën të zgjedhin një kreu të ri të shtetit për ta zëvendësuar ish-presidenten Vjosa Osmani brenda afatit të kërkuar.

Megjithëse partia e qendrës së majtë Vetëvendosje e Kurtit ka një shumicë të qartë parlamentare, një president duhet të marrë të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement