Durrës/ Plagosje me thikë gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari - Gazeta Express
string(66) "durres-plagosje-me-thike-gjate-nje-konflikti-arrestohet-67-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 9:11

Durrës/ Plagosje me thikë gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 9:11

Në lagjen nr. 11 të Durrësit, pranë sheshit “Pranvera”, një debat verbal mes dy të moshuarve përfundoi në plagosje të rëndë.

Shtetasi A. Sh., 67 vjeç, goditi me thikë fqinjën e tij F. T., 70 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia ndërhyri në kohë reale dhe arrestoi autorin në flagrancë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës u sekuestrua si provë materiale dhe çështja i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.