Mbrojtësi i krahut i Interit, Denzel Dumfries, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Real Madridit me miratimin e trajnerit të Holandës, Ronald Koeman.
Trajneri holandez e komentoi situatën duke theksuar se futbollisti e ka merituar një përvojë të tillë, falë paraqitjeve të tij të mira në vitet e fundit.
Megjithatë, Koeman e pranoi se personalisht do të preferonte ta shihte Dumfriesin te Barcelona, përcjell “Gazeta Express”.
“E meriton plotësisht. Nëse më pyet mua, do të kisha preferuar që ai të përfundonte te Barcelona”, u shpreh Koeman.
Dumfries ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit dhe paraqitjet e tij e kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Vizita në Madrid i ka shtuar spekulimet rreth së ardhmes së tij, megjithëse aktualisht nuk ka një marrëveshje zyrtare të konfirmuar.
Mbetet të shihet nëse interesimi i klubit spanjoll do të konkretizohet në javët e ardhshme. /Gazeta Express