Duele interesante në xhiron e katërt - Gazeta Express
string(36) "duele-interesante-ne-xhiron-e-katert"

Duele interesante në xhiron e katërt

Basketboll

Gazeta Express

30/09/2022 15:06

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në këtë javë do të zhvillohen tri ndeshje, kurse Trepça – Sigal Prishtina është shtyrë për më vonë.

Lexo Edhe:

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje dhe do të kërkojnë fitoren e dytë në këtë edicion.

Vëllaznimi, që ka hyrë këtë edicion në Superligë do të ndeshet me Pejën, që ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara. Kuqezinjtë kanë një fitore, në takimin e parë si vendas dhe do të mundohen të realizojnë fitoren e dytë, kurse verdhezinjtë kërkojnë fitoren e katërt.

Kampioni Golden Eagle Ylli është në kërkim të fitores së parë pas tri humbjeve radhazi. Therandasit janë mysafirë të Ponte Prizrenit, që numëron një fitore e dy humbje.

Superliga – Java 4

E shtunë

17:00 Bashkimi – Rahoveci                                

E diel

17:00 Vëllaznimi – Peja                                     

19:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

(Trepça – Sigal Prishtina është shtyrë për më vonë)