Driton Kuka i gëzohet fillimit të punimeve në Qendrën Nacionale të Xhudos - Gazeta Express
string(73) "driton-kuka-i-gezohet-fillimit-te-punimeve-ne-qendren-nacionale-te-xhudos"

Driton Kuka i gëzohet fillimit të punimeve në Qendrën Nacionale të Xhudos

Gazeta Express

25/06/2020 12:40

Driton Kuka i është gëzuar me të madhe fillimit të punimeve në ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i suksesshëm i xhudos i ka postuar dy fotografi ku shihet vendosja e gurë themelit të këtij projekti gjigant.

Ai është i bindur se nga kjo palestër e madhe në të ardhmen do të nxirren talentë dhe xhudistë të mëdhenj.

“Për një ditë të mirë. Qendra Nacionale e Xhudos. Në prezencën e Ministres Dumoshi,Kryetarit të KOK Hasani, Kryetarit të Komunes Muhaxheri, Drejtorit Alaj me nikoqir Kryetarin e Federates Agron Kuka por edhe shumë miqve e dashamirëve të sportit dje edhe zyrtarisht u nisën punimet e Qendres Nacionale! Atje përball Grykës së Rugovës në Tabje të Pejes në ambiente të mrekullueshme do kaliten e çelikosen gjeneratat e reja të xhudistëve. Suksese mikut tim Arbêr Grabovci punën si Zv Ministër i sportit që punën e filloj me këtë vizitë!”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Për këtë qendër nacionale ishte diskutuar për një kohë të gjatë, ndërsa pas pak vitesh do të realizohet ky projekt, ku do të mund të ushtrojnë xhudistët e krejt Kosovës. /Gazeta Express/