Driton Kuka: Arritje e madhe nëse fitojmë medalje të artë Olimpike sërish - Gazeta Express
string(72) "driton-kuka-arritje-e-madhe-nese-fitojme-medalje-te-arte-olimpike-serish"

Gazeta Express

27/03/2020 20:18

Driton Kuka: Arritje e madhe nëse fitojmë medalje të artë Olimpike sërish

Gazeta Express

27/03/2020 20:18

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, thotë se Kosova duhet të jetë e gëzuar nëse kthehet me një medalje të artë Olimpike nga Lojërat që janë shtyrë për vitin 2021, përderisa ka shtuar se shtyrja e turneut ia ka komplikuar atij punën.

Aktualisht e gjitha bota po përballet me virusin Covid-19, i cili e ka paralizuar edhe botën e sportit, duke bërë që të gjithë aktivitet sportive të pezullohen përkohësisht, pa datë kthimi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e Kampionatit Evropian për një vit, këtë javë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në bashkëpunim me qeverinë japoneze, vendosi që ky turne të shtyhet gjithashtu për verën e vitit 2021.

Shtyrja e këtij kampionati ia ka vështirësuar punën trajnerit të xhudos, Driton Kukës, pasi që ai thotë se trajnerët bëjnë plane katërvjeçare për të qenë gati për Lojërat Olimpike, megjithatë beson se pjesëmarrja në këtë turne do të jetë diçka e mirë për sportistët.

“Të flitet për Lojëra Olimpike, për numër të medaljeve, është shumë jofalenderuese dhe unë nuk e praktikoj këtë. Për ne, si Kosovë, do të jetë rezultat shumë i madh nëse arrijmë të paktën një medalje”, ka thënë Kuka në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Unë e thash që të gjithë kanë potencial, por Lojërat Olimpike janë diçka e veçantë. Të gjithë përgatiten në mënyrë specifike dhe shtetet investojnë jashtëzakonisht shumë. Por, shpresoj shumë që nga atje të mos kthehemi pa medalje”. /Gazeta Express/