Dritan Abazovic vishet me fanellë të Kosovës në #mayfest - Gazeta Express
string(55) "dritan-abazovic-vishet-me-fanelle-te-kosoves-ne-mayfest"

Dritan Abazovic vishet me fanellë të Kosovës në #mayfest

Muzike

Gazeta Express

03/05/2022 0:31

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazovic është shfaqur sonte në festivalin #mayfest, festival ky që hap edhe sezonin turistik për qytetin e Ulqinit në Malin e Zi

Kryeministri fillimisht kishte shkruar një status në facebook ku e kishte lavdëruar këtë festival. Në të njëjtën kohë ai i kishte ftuar turistët që ta vizitojnë shtetin e tij.

Lexo Edhe:

E gjatë natës së vonë, Abazovic është parë me organizatorin e këtij eventi të përvitshëm në Malin e Zi, të ashtuquajturin ministrinë e “kënaqësisë” së Kosovës Arian Henci.

Henci shihet duke e prezantuar Dritanin në skenë teksa ai ka të veshur një xhaketë sportive të ekipit kombëtarë të Kosovës.

Këtë video mund ta ndiqni duke klikuar këtu…

Pasi e vesh, Abazovic shihet duke bërë me duar në drejtim të Kosova, ashtu si shkruan në fanellë.

Më herët, Abazovic ka shkruar se #mayfest është një festival që shpërndan kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet.

“Mijëra të rinj në #mayfest në Ulqin që hapin sezonin turistik! Shumë kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet. Mirësevini në vendin e bukurive jo reale! Po, Mali i Zi ??!”, ka shkruar Abazovic.      

Kujtojmë se #mayfest në Ulqin është një event që realizohet çdo vit dhe shënon fillimin e sezonit turistik në qytetin bregdetar shqiptar të Malit të Zi. /GazetaExpress/