Gjilanasit e kanë mposhtur Drenicën me rezultat 4:1, në ndeshjen e parë të xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll
Drita e ka regjistruar një fitore të sigurt në duel me Drenicën sot, në ndeshjen hapëse të xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.
Gjilanasit fituan me rezultat 4:1, në një ndeshje ku e mbyllën çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, kur i realizuan tre gola.
Kastriot Rexha ka qenë hero i Bardhekaltërve duke i shënuar dy gola.
Fillimisht, sulmuesi i rrezikshëm shënoi pas një asistimi që e mori nga Xhevdet Shabani në minutën e tetë.

Më pas, gabimin e mbrojtjes drenicase e shfrytëzoi Vucaj, i cili asistoi për Rexhën, që e shënoi golin e dytë në minutën e 21-të.
Ndërkaq, golin e tretë dhe të qetësisë për vendësit e realizoi Betim Haxhimusa.
Për mysafirët, golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm e shënoi Alban Shillova me kokë në minutën e 61-të.
E gjilanasit e gjetën edhe golin e katërt në kohën shtesë me anë të Izair Eminit.
Drita me këtë rast e barazoi Ballkanin me pikë në krye të tabelës, edhe pse therandasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e kësaj xhiroje, e paraparë të zhvillohej sot në mes të Ferizajt dhe Llapit, është shtyrë.

Gjyqtari Gramos Shala vendosi për anulimin e takimit për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të forta.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nesër, duke filluar nga ora 13:00. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...