Drita e mëson kundërshtarin e mundshëm në Ligën e Kampionëve - nëse e kalon Copenhagen - Gazeta Express
string(85) "drita-e-meson-7kundershtarin-e-mundshem-ne-ligen-e-kampioneve-nese-e-kalon-copenhagen"

Gazeta Express

21/07/2025 12:25

Drita e mëson kundërshtarin e mundshëm në Ligën e Kampionëve – nëse e kalon Copenhagen

Gazeta Express

21/07/2025 12:25

Skuadra kampione e Kosovës, Drita FC, ka mësuar emrin e kundërshtarit potencial në rast se arrin të kalojë gjigantin danez Copenhagen në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Nëse arrin të befasojë dhe të eliminojë Copenhagen, Drita në raundin e tretë do të përballet me fituesin e përballjes mes RFS nga Letonia dhe Malmö nga Suedia.

Megjithatë, në rast të eliminimit nga Copenhagen, skuadra nga Gjilani do të vazhdojë garimin në Evropë, duke u zhvendosur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Një sfidë e madhe pret Dritën, por gjithsesi, rrugëtimi evropian është i garantuar të vazhdojë edhe pas kësaj faze.