Meteorologu Mendim Rugova tha se “ditën e nesërme temparaturat pritet të shkojnë deri në 37-38°C.
Ai tha sot në #Gjesi se “të mërkuren ndoshta mundet një kalim i sistemit frontal ndoshta përreth veriut të Ballkanit dhe të na sjellë pak vranësira”.
“Temperaturat pak zbresin ndoshta atë ditë, deri në 33-34°C”.
“Mandej prapë e ka një puls tjetër kjo valë e nxehtësisë: të enjten dhe të premten temperaturat sërish mund të shkojnë deri në 36-37°C apo lokalisht edhe 38 apo 39°C”, tha ai.
Mendim Rugova tha se “mundësi për të reshura nuk po duken për këto pesë ditë të paktën”.
“Në fundjavë po pritet një ndryshim. Masat e ftohta mund të sjellin një destabilizim të motit kah fundjava”, paralajmëroi ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...