Drejtori sportiv i KB Pejës: Është shkelur Propozicioni i Garave, njëjtë është dashur që të dënohet edhe Trepça - Gazeta Express
string(109) "drejtori-sportiv-i-kb-pejes-eshte-shkelur-propozicioni-i-garave-njejte-eshte-dashur-qe-te-denohet-edhe-trepca"

Sport

Gazeta Express

16/05/2022 17:56

Drejtori sportiv i KB Pejës: Është shkelur Propozicioni i Garave, njëjtë është dashur që të dënohet edhe Trepça

Sport

Gazeta Express

16/05/2022 17:56

Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës publikoi sot vendimet, pas incidenteve që ndodhen të dielën në ndeshjen Peja – Trepça.

Klubi i Pejës është dënuar me gjobë prej 7 mijë eurove, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi pejan gjithashtu është dënuar edhe me dy ndeshje pa prezencën e shikuesve.

Pa dënime nuk ka shpëtuar as klubi i Trepçës. Ndaj mitrovicasve është shqiptuar dënimi me gjobë prej 1500 eurove.

Pas këtyre dënimeve, ka reaguar edhe drejtori sportiv i KB Pejës, Arbër Elshani, i cili pretendon se është shkelur Propozicioni i Garave.

Sipas Elshanit, dënimi i njëjtë është dashur të merret edhe ndaj Trepçës.

Reagimi i plotë nga Arbër Elshani (pa ndërhyrje):

“Kjo eshte shkelje e PG!

Neni 28.2, e thote qartë se parashtruesi i kerkeses ne kete rast KB Trepca, qe i ka sjelle tifozet ne Peje, ne menyre te organizuar e mban pergjegjesine per shikuesit e vet dhe i nenshtrohen sanksioneve sikurse edhe vendasi(pra njejte), per mos respektim te PG. Cka beri komesari sot? E denoj Pejen, me dy ndeshje mosloje, kurse tifozet e Trepces, qe e kane nisur gjithe kete sherr nuk i denoi sic thote neni 28.2!” /Gazeta Express/

LEXO EDHE: