Drejtori i policisë së Gjilanit për ikjen e Mefail Shkodres me djem: Fillimisht kanë lëvizur në këmbë - Gazeta Express
string(84) "drejtori-rukiqi-per-ikjen-e-mefail-shkodres-me-djem-fillimisht-kane-levizur-ne-kembe"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 19:32

Drejtori i policisë së Gjilanit për ikjen e Mefail Shkodres me djem: Fillimisht kanë lëvizur në këmbë

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 19:32

Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në një konferencë për media tha se për vrasjen e tre personave në Gjilan, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëjë lokalizimin e personave të dyshuar, të cilët akoma ndodhen në arrati.

I pyetur për detajet e këtij rasti tronditës lidhur me veprimet e të dyshuarve pas vrasjeve, ai tha se:

“Fillimisht ata kanë lëvizë në këmbë, nuk mund të japim informacione më shumë”, tha drejtori Rukiqi, transmeton Express.

Ai shtoi se hetuesit policorë i kanë informatat që tre personat e dyshuar i “impikon në rastin e vrasjes së rëndë, “përfshirë edhe pamjet e kamerave”.

“Policia po ndërmerr të gjitha veprimet që personat që janë në arrati t’i arrestojë”, shtoi drejtori, transmeton Gazeta Express.

Në kërkim policor ndodhet Mefail Shkodra me djem, Edonis dhe Engjull Shkodra.