Kur performanca takon qëllimin: ZYN, Ducati dhe e ardhmja pa tym
– Nga pistat e garave te rregullimi i tregut, kalimi drejt alternativave pa tym po përshpejtohet dhe partneritetet po luajnë një rol kyç.
– Përputhja mes ZYN dhe Ducati shkon përtej brendimit; një lëvizje e mirëmenduar për të integruar një kategori të re në mjedise të udhëhequra nga pasioni ku performance arrin nivelet më të larta.
– Bryson W. Thornton nga Philip Morris International shpjegon se si bashkëpunime të tilla po ndihmojnë në riformësimin e perceptimeve dhe në përshpejtimin e tranzicionit global drejt alternativave pa tym.
Në garën drejt një të ardhmeje pa tym, transformimi nuk udhëhiqet vetëm nga produktet, por nga kultura, pasioni dhe aleancat e guximshme. Duke bashkëpunuar me Ducati, një ikonë globale e shpejtësisë dhe inovacionit, Philip Morris International shenjon një ambicie të qartë: të lidhet me konsumatorët aty ku ata janë. Në këtë bisedë, Bryson W. Thornton, Drejtor Global i Komunikimit për Produktet pa Tym në PMI, shpjegon se si ky partneritet afatgjatë reflekton një strategji më të thellë – një strategji që ndërthur pasionin e konsumatorit me nevojën urgjente globale për të kaluar përtej cigareve.

ZYN është lidhur me partneritete premium si Ducati, një markë e lidhur ngushtë me shpejtësinë dhe inovacionin. Cila ishte logjika strategjike pas këtij pozicionimi në motorsport dhe në stilin e jetesës që përfaqëson?
Ky është një partneritet që ka zgjatur më shumë se 20 vite dhe është zhvilluar me kalimin e kohës. Kemi kaluar së bashku periudha të vështira dhe të suksesshme, duke qëndruar gjithmonë në të njëjtën linjë.
ZYN lidhet me një sport të drejtuar nga pasioni. Konsumatorët kanë interesa dhe pasione që i motivojnë dhe ne duam të komunikojmë me konsumatorët e rritur që përndryshe do të pinin duhan ose do të përdornin nikotinë, si për produktet tona ashtu edhe për ekzistencën e alternativave pa tym.
ZYN bën pjesë në një kategori që ende është në fazat e hershme globalisht. Megjithatë, në vendet nordike, veçanërisht në Suedi – ku përdorimi i produkteve orale pa tym si Snus apo qeskat e nikotinës është i përhapur – rezultatet janë të jashtëzakonshme, me një nivel duhanpirjeje rreth 5%, që është pragu për t’u konsideruar “pa tym” sipas standardeve të OBSH.
Ka mbi një miliard duhanpirës në botë. Qëllimi ynë është që ata që nuk e lënë plotësisht nikotinën, të kalojnë në produkte pa tym. ZYN ka potencial të fortë për të replikuar modelin suedez – një vend që ka ulur ndjeshëm normat e duhanpirjes dhe sëmundjet e lidhura me të. Nëse arrijmë të rrisim ndërgjegjësimin në një mënyrë që lidhet me pasionet e konsumatorëve, kjo është një arritje e madhe për ne.
Konsumatorët e rritur në Europë po shohin gjithnjë e më shumë alternativa pa tym. Ku pozicionohet ZYN në këtë peizazh dhe cilat janë bisedat më të rëndësishme që duhen bërë sot me publikun?
Çështja më e rëndësishme është luftimi i keqinformimit dhe dezinformimit rreth produkteve pa tym, qofshin ato cigare elektronike, produkte me ngrohje të duhanit apo produkte orale me nikotinë.
Ekziston një vazhdimësi rreziku në konsumimin e nikotinës: cigaret janë më të dëmshmet, ndërsa alternativat pa tym qëndrojnë më poshtë në këtë shkallë. Është thelbësore që të rriturit që pinë duhan – dhe ata përreth tyre – ta kuptojnë këtë.
Ne e nisëm udhëtimin tonë pa tym mbi 10 vite më parë me IQOS, duke e ditur se një produkt i vetëm nuk mund të zëvendësojë cigaret globalisht. Qëllimi ynë është t’i nxjerrim cigaret nga moda, të bëjmë tu përkasin muzeve.
Konsumatorë të ndryshëm kanë preferenca të ndryshme, prandaj asnjë produkt i vetëm pa tym nuk do të jetë i përshtatshëm për të gjithë. Opsioni më i mirë është ai që siguron që një duhanpirës i rritur të mos rikthehet më te cigaret. Qoftë cigare elektronike, produkte orale apo produkte me ngrohje të duhanit, fokusi është te ofrimi i zgjedhjeve. Dhe kjo kategori vazhdon të evoluojë – në të ardhmen mund të shohim edhe zgjidhje të reja.

Në tregje si Shqipëria dhe Kosova, ku duhanpirja ka rrënjë të forta sociale, çfarë roli mund të luajnë produktet pa tym në ndryshimin e këtyre zakoneve?
Në tregje të tilla, ndryshimi është më gradual. Ai fillon me ofrimin e informacionit të saktë rreth këtyre produkteve dhe përfitimeve të tyre për ata që nuk e lënë plotësisht nikotinën.
Çelësi është të ofrohet një gamë alternativash. Për shembull, produkte si IQOS janë dizenjuar specifikisht për duhanpirësit e rritur – nga kohëzgjatja e përdorimit te materialet si filtrat dhe letra – në mënyrë që përvoja të jetë familjare.
Ky proces dhe kjo qasje në dizajn ndihmon në përshpejtimin e kalimit, sidomos për konsumatorët që janë shumë të lidhur me zakonet e tyre. Por thelbësore është të ofrohen zgjidhje që funksionojnë për tipe të ndryshme duhanpirësish.
Duke parë 10 vite përpara, çfarë do të dëshironit që politikëbërësit, media dhe konsumatorët të thonë për këtë tranzicion drejt produkteve pa tym?
Për politikëbërësit, shpresoj që të reflektojnë pozitivisht për një qasje pragmatike – duke krijuar rregullime që informojnë dhe nxisin kalimin drejt alternativave më të mira pa tym. Diferencimi i qartë në rregullim është thelbësor për të ndihmuar konsumatorët të marrin vendime të informuara.
Për median, shpresoj të njohë rolin e saj në informimin e saktë të publikut, në luftimin e keqinformimit, në kryerjen e kërkimeve të duhura dhe në angazhimin direkt me kompanitë dhe ekspertët.
Për konsumatorët, shpresoj të shohim një përshpejtim të vazhdueshëm të kalimit. Tashmë, mbi 43 milionë të rritur janë larguar nga cigaret drejt produkteve tona pa tym. Ne duam që ky numër të vazhdojë të rritet, si për suksesin e biznesit, ashtu edhe për përfitimet në shëndetin publik.
Në fund, në PMI po bëjmë gjithçka për të zhvilluar dhe ofruar alternativa më të mira, por ky transformim kërkon bashkëpunim. Nuk është diçka që mund ta arrijmë vetëm.
