Dramë në Prizren, Bashkimi fiton duelin ndaj Rahovecit - Gazeta Express
string(53) "drame-ne-prizren-bashkimi-fiton-duelin-ndaj-rahovecit"

Basketboll

Gazeta Express

31/01/2021 19:34

Dramë në Prizren, Bashkimi fiton duelin ndaj Rahovecit

Basketboll

Gazeta Express

31/01/2021 19:34

Një ndeshje interesante është zhvilluar ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit, ku triumfuan prizrenasit 86:83 (25:24, 18:31, 20:15, 23:13), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku tregon edhe rezultati 25:24 për vendasit. Vreshtarët ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 13 pikë, kurse pjesa e parë përfundon 43:55.

Lexo Edhe:

Vendasit në periodën e tretë ishin për një nuancë më të mirë, duke e fituar 20:15, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:70. Bashkimi me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e fundit, ku pesë minuta nga fundi arrin të kalojë në epërsi 76:75. Deri në fund u zhvillua një lojë dramatike, por Bashkimi triumfoi në fund me shifrat 86:83.

Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 38 pikë dhe Sean Hoehn me 30, kurse te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 26 pikë dhe Isaiah Traylor me 17.

Bashkimi ka dhjetë fitore dhe nëntë humbje, kurse Rahoveci 12 fitore dhe shtatë humbje.