Dosja e PSRK-së: Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022 - Gazeta Express
string(102) "dosja-e-psrk-se-fotografite-permes-te-cilave-u-identifikuan-te-akuzuarit-per-bllokadat-ne-veri-me-2022"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 7:36

Dosja e PSRK-së: Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 7:36

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët akuzohen se përmes vendosjes së barrikadave në vitin 2022 në veri të vendit kanë penguar institucionet e Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues.

KALLXO.com mëson se të akuzuarit janë: Dushan Maksimoviq, Millosh Radosavleviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobac, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Aktakuza voluminoze prej 71 faqesh përmban një numër të madh të provave, përfshirë telekomunikimet mes të akuzuarve në lidhje me zhvillimet që ndodhnin në veri në vitin 2022.

Veprat penale për të cilat akuzohen gjashtë të pandehurit janë: Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, dhe – Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Ndër provat materiale të Prokurorisë Speciale paraqiten disa fotografi në të cilat tregohet se i akuzuari Nenad Orloviq (personi me rrethin e kuq te fytyra) me një person të panjohur në ditën kritike kanë ndezur kamionët në Lagjen e Boshnjakëve tek udhëkryqi afër Shkollës Teknike dhe kanë filluar t’i largojnë.

Tutje Prokuroria ka arritur që ta identifikojë të akuzuarin Nenad Orloviq teksa rolin e ka pasur tërheqjen e makinerive të rënda nga barrikadat.

Kjo evidentohet nga akuza e Prokurorisë edhe në fotot 21, 22, 23 dhe 24.

Fotografia si më poshtë është pjesë e shkresave të lëndës të aktakuzës së Prokurorisë Speciale që tregon të akuzuarin Nenad Orloviq pranë makinerive të rënda me funksion që t’i largojë ato.

Bllokimi i rrugëve kishte ardhur pas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohej për organizim për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ku edhe ishin sulmuar zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarët e Policisë.

I akuzuari Dejan Pantiq më 28.07.2025 ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi i ishte ricilësuar vepra penale nga – kryerja e veprave penale të terrorizmit, në – pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm, duke e dënuar me dy vite dënim me burgim.

Kurse në foton si më poshtë do të shihni komunikimet e të akuzuarit Nenad Orloviq me një person “Beli NIS” në lidhje me zhvillimet e fundit të ngjarjeve në Zveçan.

Komunikimet zhvillohen me datë 06.01.2023.

Në foton me numrin 12, me datë 28.12.2022 në barrikadat në fshatin Rudarë në Zveçan përsëri shihet i pandehuri Nenad Orloviq teksa largon nga barrikadat kamionët që gjendeshin aty.

Prokuroria ka arritur që të identifikojë edhe të akuzuarin Dushan Maksimoviq, teksa ka marrë pjesë në protestat – barrikadat në veri të vendit në vitin 2022.

Në foton që e ka prezantuara si provë PSRK shihet Dushan Maksimoviq pranë disa protestuesve duke shikuar. I njëjti nga Prokuroria është rrethuar me ngjyrë të kuqe për ta shënjuar personin e apostrofuar.

Maksimoviq është njëri nga të dënuarit nga shkalla e parë për rastin e sulmit terrorist të Banjskës. I njëjti ishte dënuar me 30 vite burgim.

Prokuroria tutje ka arritur që të sigurojë prova materiale nga telefonat e të akuzuarve, kryesisht fotografi të llojeve të ndryshme se si grupet ishin pagatitur për këto ngjarje.

Në foton  9 dhe foton 10 PSRK ka paraqitur një fotografi të një burri me xhaketë ngjyrë të verdhë teksa është duke punuar në një kanal, e që sipas PSRK është duke hapur istikame (pozicione luftarake) në pjesën veriore.

Fotografia është nxjerrë nga telefoni i të akuzuarit Dushan Maksimoviq.

Advertisement
Advertisement
Advertisement