Dorëzimi i Shpend Ahmetit dhe përpjekjet e Dardan Molliqajt për rimëkëmbje - Gazeta Express
string(74) "dorezimi-i-shpend-ahmetit-dhe-perpjekjet-e-dardan-molliqajt-per-rimekembje"

Gazeta Express

15/12/2019 22:01

Dorëzimi i Shpend Ahmetit dhe përpjekjet e Dardan Molliqajt për rimëkëmbje

Gazeta Express

15/12/2019 22:01

Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë, kryetar i ri të dielën u zgjodh Dardan Molliqaj

Paraditen e së dielës, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë dhe nga të gjitha strukturat e saj.

Lexo Edhe:

Këtë e bëri të ditur vetë Ahmeti, përmes një postimi në FB.

Ahmeti tha se, vendimi për t’u tërhequr nga pozitat në këtë subjekt politik erdhi për shkak të përgjegjësisë, pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit.

Derisa njoftoi, se tashmë ka kërkuar nga Kuvendi i PSD’së, mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

E pa humbur më shumë kohë, në një nga hotelet e kryeqytetit, pikërisht të dielën kjo parti mbajti mbledhjen e Kuvendit.

Aty u votua për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Fillimisht ishin 5 emra të kandidatëve në garë për kryetar të partisë.

Por, katër nga ta u tërhoqën, derisa i vetmi që mbeti në garë, ishte Dardan Molliqaj.

Këtë e konfirmoi edhe Shpend Ahmeti, në një deklaratë për media.

Prapa dyerve të mbyllura, votuan 227 delegatë.

Votimi i fshehtë zgjati rreth dy orë.

E këto ndryshime që po bëheshin brenda PSD’së, për dikë nuk ishin aq edhe të rëndësishme.

Derisa, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po votonte, dikujt pak përshtypje po i bënte ajo që po ndodhë.

Pasi përfundoi i gjithë procesi, jashtë sallës u dëgjuan brohoritje.

Me 83,7% të votave pro, Dardan Molliqaj, u zgjodh kryetar i ri i PSD’së.

I njëjti, mbajti një fjalim para votuesve, por nuk pranoi që disa fjalë t’i thotë edhe për media.

Sidoqoftë, zëdhënësja e PSD’së, konfirmoi emrin e kryetarit të ri të partisë, derisa tregoi edhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në mbrëmje, Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook tha se partia e tij e udhëheqë ideali, e jo dështimet e përkohshme. Molliqaj njoftoi se kishte kërkuar kreun e partisë në emër të rimëkëmbjes e përpjekjes për t’u ngritur pas rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai tha se Kosovën po e pret një Qeveri totalitare dhe populiste, ndërsa për VV’shkroi se nuk duhet të kujtojë se historia mbyllet me të në Qeveri.

Në mbledhje nuk mungoi as anëtarja më e vjetër e partisë, Kaqusha Jashari, e cila ka drejtuar për disa vite me radhë këtë parti.