Donjeta Sadiku mbetet pa Botëror, India ia lëshoi vizën por vuri kushte që ishin të papranueshme - Gazeta Express
string(95) "donjeta-sadiku-mbetet-pa-boteror-india-ia-leshoi-vizen-por-vuri-kushte-qe-ishin-te-papranueshme"

Boks

Moral Pozhegu

14/03/2023 9:09

Donjeta Sadiku mbetet pa Botëror, India ia lëshoi vizën por vuri kushte që ishin të papranueshme

Boks

Moral Pozhegu

14/03/2023 9:09

Donjeta Sadiku ka mbetur përfundimisht pa pjesëmarrje në Kampionat Botëror.

Boksieres kosovare iu shua një ëndërr pasi synonte të fitonte medalje në këtë garë prestigjioze.

Lexo Edhe:

Boksieria nga Gollaku u pajis me vizë nga India vetëm dje pasdite, por që kjo ishte e pamjaftueshme për faktin se Qeveria indiane vendosi kushte të papranueshme.

Siç njofton Federata e Boksit të Kosovës për “Gazetën Express”, indianët i lëshuan vizat dje, por me kushtin që nuk u pranua nga pala kosovare, e cila u konsultua dhe u koordinua me autoritetet kosovare.

Më saktësisht, boksieres më të mirë kosovare iu vu kusht që të paraqitej në Botërorin e Indisë pa simbole shtetërore dhe, nëse eventualisht e fiton ndonjë medalje, të mos e ketë mundësinë ta dëgjojë dhe shijojë himnin shtetëror e as të mos shfaqet flamuri apo simbolet tjera.

Pra, këto kushte ishin të papranueshme pasi Donjeta synonte të garonte pa kushte, njëjtë si shtetet tjera të botës në Botërorin që do të fillojë të mërkurën.

Me këtë rast, Donjeta mbeti e shkatërruar pasi kjo është hera e tretë që s’po mundet të marrë pjesë në Botërorët që po mbahen në shtetin indian.

Në dy herët e para nuk ia doli të pajisej me vizë, ndërsa në herën e tretë indianët lëshuan pe pjesërisht, po jo mjaftueshëm.

Padrejtësitë ndaj sportistëve kosovarë vazhdojnë të jenë prezente, përkundër faktit se shteti ynë është i pavarur qe 15 vjet, shkruan “Gazeta Express”.

Donjeta Sadiku kishte potencial t’i sillte Kosovës medalje nga Botërori i boksit pasi në Botërorin dhe në Evropianin e fundit ajo kishte fituar medalje të bronzta.

Federata e Boksit të Kosovës ka paralajmëruar se do të ankohet në Indinë për kushtet dhe pabarazinë që e shfaqi, duke e lënë jashtë një garuese që kishte ushtruar gjatë dhe kishte derdhur shumë djersë për të marrë pjesë në garën më të madhe të boksit. /Gazeta Express/